LAGJJA NR. 1; POGRADEC | BANESA E KOZETA TEÇOS U PËRFSHI NGA ZJARRI; VDIQ NGA MBYTJA (ASFIKSI) E SHKAKTUAR NGA TYMËRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 28
- 1 min read

Lagjja nr. 1, Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Banesa e znj. Kozeta Teço u përfshi nga flakët; për pasojë, znj. Teço vdiq.
Njoftim | Pogradec / Informacion paraprak.
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments