LAGJJA “ALI DEMI”; TIRANË | AMARILD XHAMAQI U ARRESTUA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË AJËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1
- 1 min read

Lagjja “Ali Demi”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Amarild Xhamaqi, me moshë 32 vjeç.
Njoftim | Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.
Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën së Ali Demit.
Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments