top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR SHKARKOI NGA DETYRA GJYQTAREN ZAMIRA VYSHKA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
May 29, 2024
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.

 

Vendimi u muar pas kërkesës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, kjo pasi gjytarja Vyshka u shpall fajtore për korrupsion.

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shqiptoi ndaj saj si masë plotësues edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike” për një periudhë 3-vjeçare.

 

Gjyqtarja e Elbasanit Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj (ky i fundit ish-gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut) u arrestuan më 22 korrik të vitit 2022 me urdhër të Prokurosisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me akuzën e korrupsionit, në funksion të uljes së dënimit penal të z. Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

 

Avokati Ilir Pashaj i cili dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares u dënua po ashtu me dy vjet heqje lirie por për shkak të gjykimit të shkurtuar vendimi u ul në 1 vit e 4 muaj.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page