KËRKOHET PLANET I BANUESHËM | KËRKIME MBI EKSOPLANETIN K2-18 B.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Trupi qiellor rrotullohet rreth yllit xhuxh të ftohtë K2-18, 120 vjet dritë nga Toka, në konstelacionin e Luanit.
K2-18 b mund të jetë një eksoplanet Hikian (Hycean), dhe për këtë arsye, potencialisht i pajisur me një atmosferë të pasur me hidrogjen, dhe një sipërfaqe të mbuluar me ujë oqeanik, pra e banueshme.
Kjo thuhet në hulumtimin e kryer nga një ekip ndërkombëtar astronomësh, dhe të botuar në The Astrophysical Journal Letters, hulumtim i cili analizon të dhënat nga teleskopi hapësinor i NASA/ESA/CSA Xheims Ueb (James Webb), në eksoplanetin 8.6 herë më masiv se Toka, ku u gjetën molekula që përmban karbon, duke përfshirë metanin, dhe dioksidin e karbonit.
Ky dhe studimet e mëparshme filluan me vëzhgimet nga Teleskopi Hapësinor Hubble i NASA/ESA, i cili, gjeti praninë e një molekule të quajtur dimetil sulfide (DMS), e prodhuar në Tokë, vetëm nga jeta.
K2-18 b rrotullohet rreth yllit xhuxh të ftohtë K2-18, në zonën e banueshme, dhe ndodhet 120 vite dritë nga Toka, në konstelacionin e Luanit.
Ky dhe eksoplanetët e tjerë quhen “Nën-Neptun”, sepse, kanë dimensione midis atyre të Tokës dhe Neptunit. Natyra dhe atmosfera e tyre janë objekt debati në komunitetin shkencor.
Deri më tani, kërkimi i jetës në eksoplanete është fokusuar në planetë më të vegjël shkëmborë, por, ata më të mëdhenjtë, janë më të lehtë për t'u vëzhguar atmosferikisht. Sa i përket K2-18 b, bollëku i metanit, dhe dioksidit të karbonit, dhe mungesa e amoniakut, mbështesin hipotezën se mund të ketë një oqean nën një atmosferë, të pasur me hidrogjen.
“Rezultatet tona theksojnë rëndësinë e shqyrtimit të mjediseve të ndryshme të banueshme në kërkimin e jetës gjetkë - shpjegon Nikku Madhusudhan, astronom në Universitetin e Kembrixhit, dhe autori kryesor i artikullit.”
Vëzhgimet e ardhshme të Uebit (Webb), duhet të jenë në gjendje të konfirmojnë nëse DMS është me të vërtetë i pranishëm në atmosferën e K2-18 në nivele të konsiderueshme. Prania e tij, në fakt, nuk mjafton për të garantuar natyrën e banueshme të planetit.
Ekipi i studiuesve tani planifikon të vazhdojë studimin me një ndjekje duke përdorur spektrografin e teleskopit me Infra të Kuqe të Mesme (MIRI), me shpresën për të vërtetuar më tej gjetjet.
“Qëllimi ynë përfundimtar është identifikimi i jetës në një eksoplanet të banueshëm, i cili, do të transformonte të kuptuarit tonë për vendin tonë në Univers. Gjetjet tona përfaqësojnë një hap premtues, drejt një kuptimi më të thellë të botëve”, shtoi z. Madhusudhan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments