KRYETARI I BASHKISË SË ATHINËS HARI DUKA NJOFTOI SE STADIUMI I FUTBOLLIT TË SKUADRËS SË PANATHINAIKOSIT MORI LEJEN E NDËRTIMIT: DO TË KETË 40 MIJË VENDE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 27, 2024
- 1 min read
Athinë, Greqi | Autoriteti bashkiak i Athinës ka miratuar lejen e ndërtimit që jep dritën jeshile për fillimin e punimeve për një stadium të ri futbolli për klubin më të madh të kryeqytetit grek, Panathinaikos-in.
“Kjo është një ditë historike për Panathinaikosit”, komentoi kryebashkiaku i Athinës, Hari Duka (Haris Doukas) në një postim në mediat sociale, pasi miratimi u njoftua të martën, duke thënë se ai përfaqëson kulmin e tetë muajve të punës së palodhur nga autoriteti bashkiak për të marrë atë projekt të vonuar prej kohësh.
Stadiumi me 40000 vende është pjesë e një projekti më të madh rizhvillimi urban për rrethin e Votanikos që parashikon gjithashtu një park, vende argëtimi dhe dyqane.
“Stadiumi është projekti më i madh dhe më kompleks i qeverisjes vendore i ndërmarrë ndonjëherë në Greqi”, u tha në njoftimin e tij zyrtar.
“Ndërtimi i stadiumit të ri përfshin gjithashtu prishjen e selisë historike të Panathinaikos-it, në qendër të Bulebardit Aleksandër (Avenue Alexandras), licenca për të cilën është dhënë gjithashtu”, tha autoriteti bashkiak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















































Comments