KRYEMINISTRI MOLDAV DORIN RECEAN DENONCOI SE SULMET KIBERNETIKE NDAJ INFRASTRUKTURËS ZGJEDHORE RRËZUAN 4 MIJË FAQE INTERNETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 28
- 1 min read

Kishinau, Moldavi | “Dje dhe sot, infrastruktura që lidhet me procesin zgjedhor ka qenë cak i disa përpjekjeve për sulme kibernetike”.
Kryeministri moldav Dorin Recean raportoi sulmin në rrjetin social virtual Facebook, duke shpjeguar se hakerat shënjestruan portalin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe disa qendra votimi jashtë vendit.
“Të gjitha sulmet u zbuluan dhe u neutralizuan në kohë reale, pa ndikuar në procesin zgjedhor”, tha ai.
“Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (STISC) aktualisht ka urdhëruar bllokimin e platformës host.md për shkak të një sulmi masiv, i cili ka bërë afërsisht 4000 faqe interneti të paoperueshme.
Sulmet janë orkestruar njëkohësisht”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments