KRYEMINISTRI I MOLDAVISË DORIN RECEAN: RUSIA SYNON TË MARRI KONTROLLIN E MOLDAVISË NË VJESHTË; KAPACITETI I NDËRHYRJES RUSE ËSHTË I MADH; DUHET TË JEMI TË KUJDESSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Duhet ta kuptojmë se Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë në vjeshtë dhe të përdorë Transnistrian kundër Ukrainës dhe Rumanisë, e cila, është një shtet anëtar i NATO-s”.
Kryeministri moldav Dorin Recean e tha këtë në një konferencë për shtyp pas takimit të nëntë të Këshillit të Asociimit BE-Moldavi në Bruksel.
“Po dëshmojmë - shpjegoi ai - një përpjekje të madhe nga Rusia për të minuar demokracinë dhe për të dobësuar Republikën e Moldavisë.
Ata po përqendrohen në mjete shumë të forta si propaganda, dezinformimi, pagesat dhe transfertat, për të blerë vota.
Kapaciteti i Kremlinit për ndërhyrje - theksoi ai - është shumë i madh.
Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Në të njëjtën kohë, si vend, duhet të rrisim kapacitetin tonë për t'iu kundërvënë këtyre përpjekjeve nga Rusia”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments