top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I SHTETIT TË IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU: IZRAELI E PRANOI MARRËVESHJEN; HAMASI E HODHI POSHTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13, 2025
  • 1 min read

Jeruzaelm, Izrael | Çfarë dëshiron Hamasi?


Ai dëshiron të qëndrojë në Gaza. Ai do që ne të ikim, që të mund të riarmatoset, që të mund të na sulmojë përsëri e përsëri. Nuk do ta pranoj”.


Kjo është ajo që tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një video të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), e cila, u transmetua nga mediat izraelite, duke shtuar se ai do të bëjë gjithçka për të kthyer pengjet.


Kryeministri, i cili, i quan sondazhet që mbështesin marrëveshjen të manipuluara, deklaron se Izraeli e pranoi marrëveshjen, por Hamasi e hodhi poshtë atë.


Ne duhet të këmbëngulim në lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit dhe garancinë se Gaza nuk përfaqëson më një kërcënim për Izraelin. Unë nuk do të heq dorë nga asnjë nga këto objektiva”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page