KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU MBËRRITI NË UASHINGTON KU DO TË TAKOHET ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu zbarkoi në Bazën e Përbashkët Andrews jashtë Uashingtonit, përpara takimit të tij me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) më vonë këtë mbrëmje.
Kështu raporton gazeta “Times of Israel”.
Ndër ata që e pritën ishin Ambasadori Ishel Leitër (Yechiel Leiter), Konsulli i Përgjithshëm në Jorkun e Ri Ofir Akunis dhe Zëvendës Ambasadori Eliav Benjamin.
Ai do të takohet gjithashtu sot me Sekretarin e Shtetit të ShBA-ës Marko (Marco) Rubio dhe të Dërguarin Special Stiv Uitkof (Steve Witkoff).
“Burime mjekësore në spitalet në Rripin e Gazës raportuan se 14 palestinezë u vranë pas bombardimeve izraelite të zonave të ndryshme të Rripit të Gazës që nga agimi i sotëm”, raportoi agjencia e lajmeve “Wafa”.
“Raundi i parë i bisedimeve indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Gaza përfundoi pa një marrëveshje”, raportoi enti mediatik “Sky News Arabia”, duke cituar zyrtarë palestinezë të njohur me negociatat.
Negociatorët izraelitë dhe një delegacion nga lëvizja radikale palestineze rifilluan bisedimet në Doha të dielën në mbrëmje.
Burime i thanë stacionit televiziv se delegacioni izraelit nuk ka mandat të mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje me Hamasin.
Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua në kontekstin e vizitës së planifikuar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington.
Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), u tha gazetarëve përpara se të hipte në Air Force One nga Xhersi i Ri (Jersey) të dielën se një armëpushim në Gaza mund të arrihet brenda javës së ardhshme.
Më 4 korrik, Hamasi u dha një përgjigje pozitive ndërmjetësve për planin e fundit të armëpushimit.
Më 2 korrik, Presidenti Tramp (Trump) tha se Izraeli kishte rënë dakord me kushtet e një armëpushimi 60-ditor në Rripin e Gazës.
Një zyrtar i lartë i sigurisë së Hamasit i tha BBC-së se grupi i armatosur palestinez ka humbur rreth 80% të kontrollit të tij mbi Rripin e Gazës dhe se klanet e armatosura po e mbushin boshllëkun.
Në mesazhet e shkëmbyera me BBC-në, zyrtari përshkroi një pamje të shpërbërjes së brendshme të Hamasit dhe rënies pothuajse totale të sigurisë në Gaza, të cilën, grupi e sundonte para konfliktit.
“Le të jemi realistë: nuk ka mbetur pothuajse asgjë nga struktura e sigurisë. Shumica e udhëheqësve, rreth 95%, tani janë të vdekur... Figurat aktive janë vrarë të gjithë”, tha ai.
“Pra, çfarë po e ndal Izraelin të vazhdojë këtë luftë”, pyeti ai?
Sipas zyrtarit, Hamasi u përpoq të riorganizohej gjatë armëpushimit 57-ditor me Izraelin në fillim të këtij viti, duke riorganizuar këshillat e tij politikë, ushtarakë dhe të sigurisë.
Por që kur Izraeli i dha fund armëpushimit në mars, ai ka synuar strukturat e mbetura të komandës së Hamasit, duke e lënë grupin në rrëmujë.
“Në frontin e sigurisë, dua të jem i qartë: është shembur plotësisht. I shkatërruar plotësisht. Nuk ka kontroll askund”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments