top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANYAHU: ALI TABATABAI (UDHËHEQËSI USHTARAK I HEZBOLLAHUT I VRARË NË LIBAN) ISHTE VRASËS I REGJUR ME VAJ E ME UTHULL; NUK DO TË LEJOJ QË HEZBOLLAHU TË RINGRIHET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Ali Tabatabai, udhëheqësi ushtarak i Hezbollahut, ishte një vrasës i etur për gjak, me duart e lyera me gjak izraelitësh dhe amerikanësh.


Ai kohët e fundit kishte udhëhequr përpjekjet e ripërtërira të Hezbollahut për t'u riarmatosur pas goditjeve të rënda që kishte pësuar”.


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e tha këtë në një video për median pas sulmit të Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Bejrut që vrau anëtarin e shquar të milicisë libaneze.


Politika ime është absolutisht e qartë; nën udhëheqjen time, Shteti i Izraelit nuk do të lejojë që Hezbollahu të rindërtojë aftësitë e tij ose të paraqesë një kërcënim për Izraelin. Pres që qeveria libaneze ta çarmatosë Hezbollahun”, tha Kryeministri Netanjahu.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page