top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: ZOTOHEM PËR GODITJE INSTITUCIONALE NDAJ DHUNËS TË USHTRUAR NDAJ FSHATRAVE PALESTINEZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se do të mbledhë urgjentisht ministrat e kabinetit për të siguruar që izraelitët që qëndrojnë pas sulmeve të fundit kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar të sillen para drejtësisë.


Në dhunën e së hënës, izraelitët dogjën shtëpi dhe automjete në Jab'a, një fshat palestinez pranë Betlehemit, pas një sulmi të mëparshëm ndaj pronës dhe civilëve në fshatin Sa'ir”, tha agjencia palestineze e lajmeve “Wafa”, duke cituar zyrtarë.


Izraeli ka qenë nën presion në rritje ndërkombëtar për të frenuar sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.


Mbledhja e ministrave, një shenjë e mundshme e vëmendjes më të madhe të qeverisë, ishte hapi më i rëndësishëm i kohëve të fundit i Kryeministrit Benjamin Netanjahu për të adresuar dhunën.


Ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), në një deklaratë të veçantë, tha se qeveria në javët e ardhshme do të miratojë një vendim historik për të ndarë burime dhe fonde që ai priste të kishte një ndikim të rëndësishëm në adresimin e dhunës.


I shoh me shumë ashpërsi trazirat e dhunshme dhe përpjekjen për të marrë ligjin në duart e tyre nga një grup i vogël ekstremist.


U bëj thirrje autoriteteve të zbatimit të ligjit që të merren me protestuesit në masën më të plotë të ligjit.


Kam ndërmend të merrem personalisht me këtë dhe të mbledh ministrat përkatës sa më shpejt të jetë e mundur për të adresuar këtë fenomen serioz”, tha Kryeminsitri Netanjahu.


Ushtria izraelite tha se forcat e sigurisë ishin vendosur në Jab'a dhe se po kryhen kërkime për personat përgjegjës.


Në një takim të hënën, kabineti palestinez i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë shpejt për të ndaluar sulmet që ata thanë se u kryen me mbrojtjen dhe mbështetjen e qeverisë izraelite në shkelje të ligjit ndërkombëtar.


Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha më herët të hënën se një pakicë izraelite kreu trazirat e fundit në Bregun Perëndimor dhe nuk përfaqësonte shumicën e qytetarëve të vendit.


Këtë muaj, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se kolonët organizuan të paktën 264 sulme ndaj palestinezëve në muajin tetor - numri më i lartë mujor që kur OKB-ja filloi të ndjekë incidentet në vitin 2006.


Shtëpia e 2.7 milionë palestinezëve, Bregu Perëndimor ka qenë prej kohësh në zemër të planeve për një shtet të ardhshëm palestinez që do të ekzistojë përkrah Izraelit.


Kombet e Bashkuara, palestinezët dhe shumica e vendeve i konsiderojnë vendbanimet izraelite si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.


Izraeli e kundërshton këtë, duke përmendur lidhjet biblike me tokën dhe shqetësimet për sigurinë.


Rreth gjysmë milioni kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page