IZRAEL | MINISTRI I JASHTËM GIDEON SA'AR: DËBOJ PËRFAQËSUESIT HOLANDEZË NGA BAZA E BORDIT TË PAQES NË KIRIAT GAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 41 minutes ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar njoftoi dëbimin e përfaqësuesve holandezë nga Qendra Ndërkombëtare e Mbështetjes për Gazën (ish-CMCC) në Kiriat (Kiryat) Gat, pjesë e Bordit të Paqes në Gazë, të cilët duhet të largohen nga Izraeli brenda një jave.
“E mora këtë vendim sot pas një sërë lëvizjesh anti-izraelite nga qeveria holandeze.
I fundit ishte miratimi i një ligji që ndalon tregtinë e produkteve izraelite nga Judeja dhe Samaria, Jerusalemi Lindor dhe Lartësitë e Golanit, i cili do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm”.
Kështu shkroi ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
“Mesazhi ynë është i qartë: kushdo që vepron kundër Izraelit nuk do të ketë asnjë rol në rajon. Izraeli nuk do të lejojë që të ndërmerren veprime kundër tij pa u përgjigjur”, - tha ministri Sa’ar më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments