top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “HAARETZ”: RIADI NUK DO T'I NORMALIZOJË MARRËDHËNIET ME QEVERINË E KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read
ree

Jeruzalem, Izrael | Riadi nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin për sa kohë që qeveria e Kryeministrit Benjamin Netanjahu mbetet në pushtet”.


Enti mediatik “Haaretz” e raporton këtë lajm, duke cituar burime palestineze në kontakt me zyrtarë të lartë sauditë, sipas të cilëve, Riadi do ta kushtëzojë normalizimin me një propozim të qartë diplomatik për krijimin e një shteti palestinez.


Çdo qeveri që përfshin ministrat e ekstremit të djathtë Bezalel Smotriç (Smotrich) dhe Itamar Ben-Gvir nuk është partner për një marrëveshje diplomatike, e lëre më për normalizim, në dritën e asaj që po ndodh në Gazë dhe Bregun Perëndimor. Izraeli nuk mund t'i imponojë kushte diplomatike një vendi si Arabia Saudite”, thanë burimet e informimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page