FSHATI OKSHTUN I VOGËL; BULQIZË | SUBI KOÇI U ARRESTUA; 215 RRËNJË HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Fshati Okshtun i Vogël, Njësia Administrative Ostren, Bulqizë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Subi Koçi, me moshë 37 vjeç, banues në Kamëz.
Njoftim | Bulqizë.
Finalizohet operacioni i koduar “Indicia”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohet një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga Policia në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Asgjësohen bimët narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments