top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BERAT | BLEDAR ÇUNI U ARRESTUA; FABION KUÇI (I NJOHUR SI “GUCCI”-i I TIKTOK-ut U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 minutes ago
  • 2 min read

Berat, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Bledar Çuni, me moshë 35 vjeç.


Ai konsiderohet i përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Fabion Kuçi, i njohur rëndom si “Gucci”, i TikTok-ut, në lagjen Nr. 9, në Durrës në 15 dhjetor të vitit 2025.


Si bashkëpunëtor është arrestuar edhe:

1- Z. Florian Brahaj, me moshë 23 vjeç.


Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.


Njoftim | DVP Berat.


Kapet në Berat, 1 shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.


Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:


B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.


Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.


Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.


35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedural, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page