“KTHESA E KAMZËS”; TIRANË | NIKOLIN DEDEJ U ARRESTUA; KOBURE NË MAKINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read
“Kthesa e Kamzës”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Nikolin Dedej, me moshë 26 vjeç, nga Kruja.
Njoftim | Tiranë.
Finalizohet operacioni i koduar “Price”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur armë zjarri.
Lëvizte nga Kruja në Tiranë, për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari.
Sekuestrohet arma, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari dhe celulari i tij.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që po levizte drejt Tiranës, me armë zjarri, në automjet, finalizuan operacionin e koduar “Price”, gjatë të cilit u arrestua te vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë.
Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments