top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI ALBIN KURTI: KA RREZIK PËR NJË LUFTË TË RE NË RAJON | SERBIA PO INTENSIFIKON BASHKËPUNIMIN ME RUSINË, KINËN DHE IRANIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23, 2024
  • 3 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për - siç tha ai - një luftë të re në rajon.

 

Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, kryeministri Kurti tha se rreshtimi i Serbisë me Rusinë, qasja shkatërruese ndaj Kosovës, dhe armatimi i shpejt janë tregues se qëllimi i Serbisë është përshkallëzimi me synim të realizimit të ambicieve të saj territoriale.

 

Kryeministri Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon.

 

Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”, tha kryeministri Kurti.

 

Gjatë fjalimit në konferencën në Londër, kryeministri Kurti foli edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, i ndërmarrë në shtatorin e vitit të kaluar.

 

Nga sulmi i një grupi të serbëve të armatosur u vra një rreshter, ndërkaq në përleshjet që pasuan në dhe përreth Manastirit të Banjskës, u vranë edhe tre sulmues serbë.

 

Republika e Kosovës ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

 

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë z. Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

 

Kryeministri Kurti tha se grupi prej afër 100 individësh të armatosur kishin hyrë në Kosovë me një plan për një konflikt më të gjatë dhe më të gjerë në pjesën veriore të shtetit tonë.

 

Nuk është vetëm rreshtimi i Serbisë me Rusinë që sugjeron se qëllimi i grupit ishte të replikonte atë që Rusia bëri në Donbas në vitin 2014”, tha kryeministri Kurti.

 

Ai iu referua konfliktit në lindje të Ukrainës që nisi në vitin 2014 mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase.

 

Kryeministri Kurti tha se nuk ka mëdyshje se kush është fajtor për sulmin në Banjskë.

 

Sulmi në Banjskë ndodhi për shkak të shtetit të kapur në Beograd dhe për shkak të ambicieve agresive dhe ekspansioniste të krerëve të shtetit”, tha kryeministri Kurti.

 

Ai shtoi se Kosova nuk është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i cenueshëm ndaj sulmeve fizike.

 

Sipas tij, kërcënimi manifestohet edhe përmes infrastrukturës së dezinformimit që Rusia ka ndihmuar të ndërtohet, e cila, sipas tij, përdor ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe, që çoi në çlirimin e Kosovës për të shpifur ndaj Perëndimit.

 

Në fund të vitit të kaluar ishte publikuar një raport për dezinformatat, që ishte hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

 

Në raport thuhej se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe rrëfimtarive (narrativëve) që vijnë nga Rusia dhe Kina, të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n, dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page