KREU I SPAK-ut ALTIN DUMANI PRITI NË TAKIM ZYRTAR AMBASADORIN E BRITANISË SË MADHE DHE DISA FIGURA TË DREJTËSISË PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 29, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe King-Smith.
Pritja zyrtare u krye në zyrat e SPAK-ut.
“Nder të mikprisnim sot ambasadorin King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK”, shkruhet në llgarinë e SPAK-ut në rrjetin social virtual Iks (X).
Autoritetet britanike të hetimit penal janë duke zhvilluar operacionin e koduar “Crime State Nexus” me qëllim goditjen e krerëve të krimit të organizuar, midis tyre edhe ata shqiptarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































