top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOREJA E JUGUT PO ZHVILLON MOTOR HIDROGJENI ME INJEKSION TË DREJTPËRDREJTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 13, 2023
  • 1 min read

ree

Seul, Kore e Jugut | Studiuesit në Korenë e Jugut kanë zhvilluar një motor hidrogjeni, me injeksion të drejtpërdrejtë, prej 2 litrash, për makinat e pasagjerëve, duke pretenduar se është më ekonomik, dhe më miqësor ndaj mjedisit, sesa motorët konvencionalë me djegie të brendshme, që përdorin hidrogjen. Kjo teknologji e re, injekton hidrogjen me presion të lartë, direkt në dhomën e djegies, duke rezultuar në djegie jashtëzakonisht të dobët, dhe emetim të ulët të NOx. Motori gjithashtu arrin një efikasitet të lartë termik, deri në 40%, duke reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit, dhe pluhurit të imët, përkatësisht me 98% dhe 90%, krahasuar me motorët me benzinë. Studiuesit synojnë të testojnë qëndrueshmërinë e motorit, dhe të eksplorojnë potencialin e tij, për lloje të ndryshme automjetesh, dhe njësi energjie të prodhimit të energjisë elektrike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page