top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA “META” ANULOI OPSIONIN PËR TË KORRESPONDUAR ME MIQTË E FACEBOOK NË INSTAGRAM

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 5, 2023
  • 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Në ditët në vijim, kompania Meta do të heqë funksionin që më parë i lejonte përdoruesit të korrespondonin me miqtë e tyre nga rrjeti social virtual Facebook në Instagram.


Kompania Meta e prezantoi këtë veçori në vitin 2020, ndërsa tani, pa dhënë arsye, do të çaktivizojë integrimin ndër-platformor.


Ky vendim, mund të jetë një lëvizje taktike, për të shmangur pasojat rregullatore në Bashkimin Evropian.


Integrimi ndër-platforor u njoftua në vitin 2019, dhe u ringjall në vitin 2020, duke mjegulluar linjat midis dy shërbimeve më të njohura të kompanisë Meta.


Por, Messenger dhe Instagram tani po ndahen sërish, që do të thotë, se nuk do të jeni më në gjendje të filloni një bisedë të re, ose të telefononi miqtë tuaj në Facebook, përmes Instagramit.


Ata që kanë biseda ekzistuese me profilet e Facebook në Instagram do të mund t’i mbajnë ato, por, vetëm në një version vetëm për lexim.


Përveç kësaj, përdoruesit e Facebook nuk do të mund të shohin më statusin e aktivitetit tuaj, si dhe raportin e leximit të mesazhit.


Së fundi, çdo bisedë ekzistuese me profilet e Facebook, nuk do të zhvendoset në kutinë hyrëse, në asnjë platformë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page