top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT SHKARKOI NGA DETYRA PROKURORIN E PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË AFRIM SHEHU | NUK JUSTIFIKON PASURINË MATERIALE ME RROGËN E SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë Afrim Shehu.

 

Motivacioni i shkarkimit lidhet me deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm mbi pasurinë materiale.

 

Vendimi u muar nga:

1- Znj. Albana Shtylla (kryesuese).

2- Z. Sokol Çomo (relator).

3- Znj. Ina Rama.

4- Znj. Mimoza Tasi.

5- Znj. Rezarta Shuetc (Schuetz) - (të gjitha anëtare).

 

Njoftim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 762, datë 15.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Afrim Shehu.

 

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

 

Ndryshimin e vendimit nr. 762, datë 15.05.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Afrim Shehu.

 

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

 

U shpall sot, më datë 08.05.2025, në Tiranë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page