top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLOS: ENDE ASNJË GJURMË NGA KUFOMA E ARDIT BESHIRIT TË CILIN E ZURI PËRPOSH NJË MASIV DHEU | SHTETI SHQIPTAR ËSHTË ANGAZHUAR MAKSIMALISHT I NDIHMUAR EDHE NGA REPUBLIKA E KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Klos, Shqipëri | Autoritetet e Republikës së Shqipërisë të ndihmuara edhe nga një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja nuk kanë mundur ende ta gjejnë kufomën e z. Ardit Beshiri, me moshë 29 vjeç, i cili, ishte punëmarrës - drejtonte një mjet të motorizuar të llojit eskavator, të cilin, në datën 3 maj të vitit 2025, e zuri përposh një masiv dheu.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë e Klosit, ku rrëshqiti një masiv dheu në një distancë prej rreth 2 kilometrash.

 

Z. Beshiri ishte duke punuar me ekskavator si punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.

 

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të z. Beshiri, konkretisht:

 

1- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.

 

2- Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.

 

3- Policia e Shtetit: 24 efektivë.

 

4- Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.

 

5- Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.

 

6- Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.

 

7- Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.

 

8- Mbështetje ndërkombëtare: Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.

 

Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.

 

Kushtet në terren: Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim.

 

Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.

 

Koordinimi i operacionit: Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.

 

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page