POLICIA E SHTETIT (SEKTORI RRUGOR) U BËN APEL DREJTUESVE TË AUTOMJETEVE TË MOS PARKOJNË NË AKSET RRUGORE KU ËSHTË PLANIFIKUAR TË KALOJË GARA ÇIKLISTIKE “GIRO D’ITALIA 2025” | AUTOMJETET NË FARKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 8, 2025
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar çiklistik “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë sektori rrugor i Policisë së Shtetit bën njoftimin e mëposhtëm.
Njoftim | Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.
Automjetet do të largohen me mjet ngritës (karrotrec) dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.
Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie.
Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerarin e garës.
Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e vendit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments