top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUA MENSUR ALIMI | AKUZOHET NË LIDHJE ME SHERRIN E NDODHUR NË VITI NË VITIN 2022 KU MBETËN TË PLAGOSUR AID FERIZI; ERION MISINI; KRESHNIK KAMBERI; ERBLIN RRAHIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Viti, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Mensur Alimi, me moshë 20 vjeç.

 

Prej dy vitesh ai ishte i shpallur në kërkim policor në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur më 25 nëntor të vitit 2022 (në rrugën “Flaka e Janarit” në Viti).

 

Ngjarja kriminale pati si kulm sherrin mes nxënësve të dy shkollave të mesme ku disa veta mbetën të plagosur (me sende të forta dhe me armë të ftohta).

 

Të plagosur mbetën:

1- Z. Aid Ferizi, me moshë 20 vjeç.

2- Z. Erion Misini, me moshë 20 vjeç.

3- Z. Kreshnik Kamberi, me moshë 21 vjeç.

4- Z. Erblin Rrahimi, me moshë 19 vjeç.

 

Atëbotë strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Blin Fazliu, me moshë 19 vjeç.

2- Z. Elmaz Rexhepi, me moshë 21 vjeç.

3- Z. Taulan Haliti, me moshë 21 vjeç.

 

Në kërkim policor u shpallën:

1- Z. Mensur Alimi.

2- Z. Kadri Alimi (vëllezër).

 

Ndaj tyre autoritetet kishin dhe kanë siguruar prova materiale me natyrë kompromentuese penale, duke i konsideruar si subjekte me rol kryesor në ngjarjen kriminale të lartparashtruar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page