top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLOS: NERIM BESHIRI U BËN APEL INSTITUCIONEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TA NDIHMOJNË TË NXJERRI KUFOMËN E TË BIRIT (ARDIT BESHIRI) NGA MASIVI I DHERAVE QË E ZURI PËRPOSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 4
  • 1 min read
ree

Klos, Shqipëri | Z. Nerim Beshiri (babai i punonjësit Ardit Beshiri bën apel për ndihmë.

 

Në Qafën e Burrelit prej 24 orësh vijojnë kërkimet për gjetjen e djalit të tij, z. Ardit Beshiri, i cili, ishte duke punuar me eskavator kur një masiv dheu e zuri përposh.

 

Z. Beshiri u bën apel institucioneve shtetërore ta ndihmojnë të gjejë të birin e mbetur nën dhera.

 

Vetëm 7 ushtarë por me mjetet që ato kanë në dispozicion është e pamundur gjetja, pasi rrëshqitja është gati 4 km.


Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kanë ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha.


Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin”, tha ai për mediat.

 

Nuk janë dukur fare, erdhën dje bënë ca letra dhe askush nuk është sot këtu”, tha ai.

 

Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por asnjë gjurmë nga z. Ardit Beshiri.


Në lidhje me këtë ngjarje kriminale u arrestua:

1- Z. Ademir Lala, i cili, ushtronte funskionin e drejtuesit të punimeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page