PRIZREN | SHTATORJA E HEROIT KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU U MBULUA ME NJË PARRULLË TË SHKRUAR SHQIP + SERBISHT + TURQISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 32 minutes ago
- 2 min read

Prizren, Republika e Kosovës | Qarqet më të egra agjenturore antishqiptare po provokojnë duke vendosur simbolika dhe parrulla me natyre fetare islamike në shtatoren e Heroit të Kombit, Gjergj Kastriot Skënderbeut, me qëllim që të vendosin në pikëpyetje identitetin evropian të kombit shqiptar.
Një parrullë e vendosur atje është e shkruar në tre gjuhë; në shqip, në serbisht dhe në turqisht.
“Pse?
Nuk po e kuptoj pse Bashkësia Islame duhet patjetër të përpiqet ta paraqesë Islamin si religjion anti-shqiptar.
Aq shumë mundohen të na bindin se Islami dhe identiteti shqiptar nuk shkojnë bashkë.
Pse?
Pse njëri duhet ta mbulojë tjetrin, në vend që të qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit
Pse këtë banderolë festive të Bajramit BIK-u nuk e ka vendosur anash, në njërin krah të Skënderbeut, por pikërisht mbi fytyrën e tij?
Kurrsesi nuk po e kuptoj gjithë këtë entuziazëm për të na dëshmuar se Islami dhe BIK-u janë kundër Skënderbeut, të cilin e respektojnë edhe vetë turqit.
Mendoj se Naim Tërnava do të duhej ta dinte se këto veprime provokuese janë kundërproduktive edhe për vetë religjionin që ai përfaqëson.
Pse, Naim”, pyeti publicisti dhe shkrimtari Pal Shtufi.
Në Tiranë, besimtarët u rrinë larg xhamive sepse ato janë kthyer në seli politike ku kryen rekrutime nga agjenturat më të egra antishqiptare.
Xhamitë mbahen në mbikëqyrje nga shërbimet e fshehta (sekrete) turke, arabe, serbe, por edhe të vendeve perëndimore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments