LIBAN | ORGANIZATA TERRORISTE HEZBOLLAH: SHKËMBIM ZJARRI NË DISTANCË TË AFËRT ME USHTARËT IZRAELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 55 minutes ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | Organizata terroriste Hezbollah raportoi për shkëmbim zjarri në distancë të afërt me ushtarët izraelitë që po përparonin drejt Zatur el-Sharkie (Zaoutar el-Sharqiyé), një qytet në distriktin Nabaties (Nabatiyé), i vendosur në veri të lumit Litani dhe jashtë zonës tampon de facto të krijuar nga Izraeli në Libanin jugor.
Në një deklaratë, të raportuar nga enti mediatik “L'Orient Le Jour”, organizata terroriste Hezbollah tha se përdori raketa, predha artilerie dhe dronë kamikazë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments