KJO KËTU ËSHTË FYTYRA E IRHOUD-it: HOMO SAPIENSIT MË TË VJETËR TË NJOHUR DERI MË TANI ME RRENJË 315 MIJË VJEÇARE NË MAROK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 22, 2024
- 2 min read
Berlin, Gjermani | Ka një fytyrë Irhoud-i, Homo Sapiensi më i vjetër i zbuluar deri më tani.
Mbetjet e saj datojnë 315 mijë vjet më parë dhe e kanë marrë emrin nga vendi ku u gjetën, duke filluar nga vitet 1960: Jebel Irhoud, në Marok.
Ato janë fosile të rëndësishme sepse rishkruan historinë evolucionare të njerëzve të parë, duke sjellë origjinën e specieve tona nga Afrika sub-Sahariane dhe duke e vendosur pamjen e saj rreth 100 mijë vjet më herët nga sa mendohej më parë.
Studimi, i publikuar në revistën OrtogOnLineMag, është rezultat i skanimeve 3D të elementeve të ndryshëm që i përkasin më shumë se një individi, të kryera falë të dhënave të siguruara nga studiuesit në Institutin Gjerman Max Plank (Planck) për Antropologjinë.
Rindërtimi u krye nga eksperti brazilian Sisero (Cicero) Moraes, i njohur për rindërtimet e tij tredimensionale të fytyrave të shumë figurave historike, nga Antonio da Padova deri te Francesco Petrarca.
Në këtë punë të fundit rindërtuese, eksperti Moraes përdori një kombinim të qasjeve të ndryshme.
“E skanova kafkën në 3D – tha eksperti – dhe përdora tomografinë e një qenieje moderne njerëzore, duke e deformuar atë në mënyrë që kafka e dhuruesit të përshtatej me atë të Jebel Irhoud.”
Më pas u shtuan më shumë të dhëna nga njerëzit modernë për të parashikuar trashësinë e indeve të buta, pamjen e hundës dhe tipare të tjera të fytyrës.
Kështu doli se Irhoud ka një fytyrë dhe dhëmbë modernë dhe një kafkë të madhe, por me tipare arkaike.
“Rezultati përfundimtar është kombinimi i të gjithë këtyre elementeve, i cili gjeneron dy grupe imazhesh”, shtoi eksperti Moraes.
“Një objektiv, me më shumë elemente teknike, pa flokë dhe në gri, dhe tjetri më artistik, i cili gjithashtu paraqet ngjyrën e lëkurën dhe flokët.”
Sipas ekspertit brazilian, kafka e Irhoud-it duket shumë e ngjashme me një tjetër, të quajtur Skhul V, e gjetur në Izrael dhe që daton rreth 120 mijë vjet më parë, por gjithashtu ka disa karakteristika të përputhshme me Neandertalët dhe Heidelbergensis.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments