RUSIA DHE KINA NËNSHKRUAN MEMORANDUM PËR TË NDËRTUAR TUBACIONIN “FUQIA E SIBERISË 2” PËRMES MONGOLISË ME QËLLIM DËRGIMIN NË KINË TË 50 MILIARDË METRAVE KUB GAZ NË VIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 3
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia rrit furnizimet me gaz për Kinën dhe fillon ndërtimin e tubacionit më të shtrenjtë në botë.
Rusia dhe Kina kanë nënshkruar një memorandum për të ndërtuar tubacionin “Fuqia e Siberisë 2” për në Kinë, së bashku me një tubacion tranziti përmes Mongolisë.
Drejtori ekzekutiv i Gazprom-it, Aleksei Millër (Alexey Miller), tha se projekti do të lejojë dërgimin e 50 miliardë metrave kub gaz në vit nga Rusia nëpërmjet Mongolisë.
Përveç kësaj, Gazprom-i dhe Korporata Kombëtare e Naftës e Kinës (CNPC) ranë dakord të rrisin furnizimet me gaz për Kinën përmes tubacionit ekzistues “Fuqia e Siberisë” nga 38 miliardë në 44 miliardë metra kub në vit, dhe të rrisin vëllimet në kuadër të projektit të Rrugës së Lindjes së Largët në 12 miliardë metra kub në vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments