KINA DO TË DËRGOJË PESHKUN”ZEBËR” NË STATCIONIN HAPËSINOR PËR QËLLIME SHKENCORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Kina do të dërgojë peshq zebra në stacionin e saj hapësinor Tiangong për të studiuar ndërveprimet e tyre me mikroorganizmat në një ekosistem të mbyllur.
Hulumtimi synon të kuptojë humbjen e mundshme të densitetit të kockave tek astronautët e ekspozuar ndaj mikrogravitetit të zgjatur, një rrezik i njohur për shëndetin gjatë misioneve në hapësirë të thellë.
Ky eksperiment bazohet në studimet e mëparshme që përfshinin peshqit në hapësirë, si misioni Skylab në 1973, ku peshqit iu përshtatën mungesës së peshës dhe madje u riprodhuan me sukses.
Eksperimenti i peshkut zebra në Tiangong pritet të ofrojë njohuri të mëtejshme mbi efektet e udhëtimit hapësinor afatgjatë.
Nga z. Erton Duka
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments