JEMEN | MINISTRI I INFORMACIONIT MOAMMAR AL-ERIANI (MOAMMAR AL-ERYANI): HUTHËT SYNOJNË TË VENDOSIN TAKSA NË DETIN E KUQ.

Sanë, Jemen | Rebelët Huthi synojnë të vendosin taksa për tranzitin në Detin e Kuq dhe Ngushticën e Bab al-Mandeb-it.
“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm që synon të shndërrojë një nga korridoret detare më strategjike në botë në një burim të përhershëm financimi për aktivitetet ushtarake dhe terroriste të milicisë”.
Kështu tha ministri i Informacionit Moammar al-Eriani (Moammar al-Eryani) - ministër në qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit - për entin mediatik francez “Afp”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments