top of page
E BARDHË SHIRIT.png

JAPONIA PO NDËRMERR HAPA LIGJORË ME QËLLIM KUFIZIMIN E TË MOSHUARVE TË NGASIN AUTOMJETE | 30330 INCIDENTE TË RAPORTUARA VETËM NË VITIN 2023.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 29, 2024
  • 1 min read
ree

Tokio, Japoni | Disa vende po shqyrtojnë zbatimin e masave pas rritjes së aksidenteve rrugore me drejtues të moshuar.

 

Në fakt, pyetja që shtrohet është nëse të moshuarit duhet të lënë timonin, duke dorëzuar patentën e shoferit, për të rritur sigurinë rrugore.

 

Një nga vendet që duket se po shqyrton masat për të larguar nga rruga drejtuesit e moshës është Japonia, ku pak ditë më parë opinioni publik u ngri nga një incident ku një shofer 84-vjeçar përplasi një grup nxënësish në Saitama.

 

Siç pohoi i moshuari, ai ngatërroi një semafor para një vendkalimi për këmbësorë, ndërsa në të ndodheshin shtatë fëmijë, të cilët po tentonin të kalonin rrugën.

 

Sipas raportimeve të mediave lokale, familja e shoferit i kishte kërkuar vazhdimisht që të ndalonte drejtimin për arsye sigurie, por ai vazhdoi të drejtonte makinën, duke pretenduar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Është fakt se në Japoni numri i aksidenteve të trafikut që përfshijnë shoferë të moshës 75 vjeç e lart po rritet vazhdimisht, me 30330 incidente të raportuara vetëm në vitin 2023.

 

Sipas mediave japoneze, numri i madh i aksidenteve rrugore me drejtues të moshuar në vendin aziatik ka mobilizuar agjenci të ndryshme, ndërkohë që po flitet për zhvillimin e një fushate televizive që synon t'i bindë ata se duhet të heqin dorë nga timoni.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page