top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IZRAEL | SOT NË ORËN 5 (ME ORËN SHQIPTARE) DO TË MBAHET VOTIM NË KABINETIN E SIGURISË PËR PUSHTIMIN TOTAL TË RRIPIT TË GAZËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7
  • 2 min read

Updated: Aug 8

ree

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri Benjamin Netanjahu ka mbledhur kabinetin e sigurisë për sot, i cili, do të votojë për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës.


Opozita, rezervistët dhe familjet e pengjeve janë kundër.


Sipas autoriteteve palestineze, numri i të vdekurve nga lufta ka arritur në 61158 palestinezë të vrarë dhe 151442 të plagosur, përfshirë 1655 fëmijë.


Numri i të plagosurve midis atyre që kërkojnë ndihmë dhe ushqim është rritur në 11800.


Vdekjet nga uria kanë arritur në 193, përfshirë 96 fëmijë.


Bashkimi Evropian ka qenë shumë e qartë për Gazën: vrasja e civilëve është e pajustifikueshme. Fjala gjenocid është në dorë të gjykatave ndërkombëtare për ta vlerësuar”, tha një zëdhënëse e Komisionit, duke komentuar komentet e znj. Teresa Ribera se ajo që po ndodh ngjan shumë me gjenocid.


Dje i informuam 27 vendet anëtare mbi zbatimin e marrëveshjes së ndihmës nga Izraeli. Ka pasur përparim të pjesshëm, por situata mbetet shumë, shumë e vështirë”, shtoi zëdhënësja, duke shtuar se numri i kamionëve me ndihma është i pamjaftueshëm dhe se BE-ja nuk është autorizuar të hyjë në Gaza.


Kultura e mospajtimit është një pjesë integrale e historisë së popullit të Izraelit dhe përfaqëson një element themelor të kulturës organizative të IDF-së.


Ne do të vazhdojmë të shprehim qëndrimin tonë pa frikë, objektivisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionalisht.


Ne nuk shqetësohemi për teoritë, por për jetët njerëzore dhe mbrojtjen e shtetit.


Vetëm mirëqenia dhe siguria e tij janë para syve tanë”, tha Shefi i Ushtrisë Izraelite, Eial (Eyal) Zamir, në Forumin e Shtabit të Përgjithshëm.


Kjo është deklarata e parë zyrtare nga Shefi i Shtabit pas mosmarrëveshjeve me udhëheqjen politike mbi planin e pushtimit të Gazës.

 

PLANI I NETANYAHUT: OPERACION 4-5 MUJOR | 1 MILION TË ZHVENDOSUR.

 

Përpara mbledhjes së Kabinetit të Sigurisë të planifikuar për në orën 18:00 (me orën shqiptare 17:00) në Jerusalem, ku do të diskutohet pushtimi i mundshëm i Rripit të Gazës, detajet e planit Netanjahu po rrjedhin nga burime të kualifikuara.


Enti mediatik izraelit “Kanali 12” raporton se pushtimi i enklavës përfshin një operacion ushtarak gradual gjatë katër deri në pesë muajve.


IDF-ja do të fillojë me kapjen e Qytetit të Gazës.


Banorët e saj, afërsisht një milion njerëz (gjysma e banorëve të Rripit të Gazës), do të evakuohen.


Ky operacion logjistik i nivelit të parë do të zgjasë me javë të tëra, gjatë të cilit, do të ndërtohet infrastrukturë e përkohshme për të zhvendosurit, me mbërritjen e sasive të mëdha të ndihmave”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page