MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT GIDEON SA'AR: KËSHILLI I SIGURIMIT I OKB-së DO TË MBLIDHET NË DATËN 05.08.2025 PËR 50 PENGJET QË MBAHEN NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 4
- 1 min read
Updated: Aug 8

Jorku i Ri, Amerikë | “Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të martën, më 5 gusht, për të diskutuar 50 pengjet që mbahen ende nga Hamasi në Gaza, me kërkesë të Ministrit të Jashtëm izraelit Gideon Sa'ar”, sipas një deklarate nga zyra e tij, e cituar nga enti mediatik “Times of Israel”.
Anëtarët e Këshillit do të votojnë për një rezolutë që bën thirrje për armëpushim dhe akses të pakufizuar humanitar në Gaza.
Ministri Sa'ar e kërkoi me forcë takimin pasi u publikuan pamjet e dy pengjeve dukshëm të dobësuar.
Megjithatë, takimi nuk shfaqet ende në axhendën online të Këshillit të Sigurimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments