ITALI: VENDI I G20 ME NDOTJEN MË TË MADHE NGA DRITA (SI KOREJA E JUGUT) | QIELLI ME YJE I ERRËSUAR NGA DRITAT DHE 5000 SATELITË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 16, 2024
- 2 min read
Malet Ande, Kili | Qielli me yje kërcënohet dyfish: nga njëra anë ndotja për shkak të dritës artificiale gjatë natës, nga ana tjetër orbita e tokës e mbushur gjithnjë e më shumë me satelitë, të cilë shqetësojnë vëzhgimet e teleskopit me gjurmët e tyre të dritës.
“Italia është shumë vonë për këto çështje”, thotë astrofizikani Xhanluka Masi (Gianluca Masi), drejtor shkencor i Projektit Virtual Telescope.
“Tani është koha për të filluar shqyrtimin e çështjes, dhe mbi të gjitha për të vepruar”, tha ai.
Italia është në fakt vendi i G20 me ndotjen më të madhe nga drita, si Koreja e Jugut.
Demonstrimi vjen nga hapësira: në pamjet e marra nga satelitët, Italia shkëlqen në një mënyrë të veçantë dhe jo në një mënyrë pozitive.
Një humbje e konsiderueshme energjetike, së cilës, i shtohen edhe ndikimet negative në biodiversitet, dhe shëndetin e qytetarëve.
“Të mos shohësh qiellin është një simptomë që nxjerr në pah mungesën e përgjithshme të vëmendjes”, tha z. Masi.
“Në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar ata kanë krijuar prej kohësh “parqe yjesh”, sepse, e kuptuan rëndësinë e mbrojtjes së mundësisë për të shijuar qiellin e natës: qielli me yje - shprehet astrofizikani - është i mirë për të gjithë.”
NJË PASURI E KËRCËNUAR EDHE NGA LART.
Satelitët Starlink, mega-konstelacioni i SpaceX për internetin global, ka tejkaluar 5100 satelitë, tashmë pas lëshimit të parë në vitin 2024, dhe qëllimi i z. Illn Mask (Elon Musk) është të arrijë rreth 40000 satelitë, të cilëve, së shpejti do tu shtohen plejada të reja, si OneWeb, dhe Kuiper i Amazon.
Satelitët reflektojnë dritën e Diellit, veçanërisht pas perëndimit të diellit, dhe para lindjes së diellit, dhe me intensitet më të madh sa më e lartë të jetë orbita e tyre.
Prandaj, sa herë që hyjnë në fushën e vëzhgimit të një teleskopi, ata lënë gjurmë të bardha të ndritshme që shkatërrojnë në mënyrë të pariparueshme pamjet dhe të dhënat e mbledhura.
Vlerësohet, për shembull, se 2.7% e të gjitha pamjeve të mbledhura nga Hubble në 20 vitet e fundit, përshkohen nga vija si këto, dhe përqindja po rritet vazhdimisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments