ITALI | TRUPI I MODELES PAMELA XHENINI (GENINI) U VODH NGA VARREZAT DHE IU PRE KOKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bergamo, Itali | Trupi i modeles Pamela Xhenini (Genini), 29-vjeçares të vrarë tetorin e kaluar në Milano, nga ish-partneri i saj, 52-vjeçari Xhanluka Sonkin (Gianluca Soncin), u vodh (tani është nën sekuestrim gjyqësor) dhe iu pre koka.
Zbulimi makabër, i paraprirë gjatë programit “Dentro la notizia”, të drejtuar në entin mediatik italian “Canale 5” nga gazetari Xhanluixhi Nuci (Gianluigi Nuzzi), daton të hënën e kaluar kur arkivoli, i mbajtur në varrezat Strocia (Strozza), në provincën e Bergamos, do të transferohej nga kamari i varrimit në faltoren familjare.
Hetuesit po punojnë për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar motivet e këtij akti kriminal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments