FOXHIA; ITALI | “ARREST NË BURG” PËR EMILIANO SMAKAJN; ALBAN ZENELIN; JURGEN XHIXHËN; PËRPJEKJE PËR GRABITJEN E FURGONIT TË BLINDUAR ME DISA MILIONA €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Foxhia, Itali | Autoritetet vendore gjyqësore të përfaqësuara nga gjyqtari hetues i Modenës Andrea Skarpa (Scarpa) shqiptuan masa sigurimi vetjake “arrest në burg” ndaj:
1- Z. Emiliano Smakaj.
2- Z. Alban Zeneli.
3- Z. Jurgen Xhixha.
Ata konsiderohen pjesë e një grupi kriminal prej katërmbëdhjetë (14) vetash të përfshirë në përpjekjen për grabitjen e një furgoni të blinduar që transportonte rreth tetë (8) milionë €, i cili, i përkiste shoqërisë së sigurimit fizik “Battistolli”; ngjarje kriminale e ndodhur në aksin rrugor të njohur si “Autostrada del Sole”, pranë Bolonjës.
Masa e sigurimit “arrest në burg” u shqiptua edhe për:
1- Z. Luigi Perdonò, me moshë 64 vjeç.
2- Z. Antonio Perdonò, me moshë 54.
3- Z. Andrea Baratto, me moshë 46.
4- Z. Cerignola Rocco Prudente (53)
5- Z. Paolo Schiavulli, me moshë 29 vjeç.
6- Z. Giuseppe Bruno, me moshë 27 vjeç.
7- Z. Matteo Cannone, me moshë 29 vjeç.
8- Z. Antonio Sciusco, me moshë 23 vjeç.
9- Z. Carmine Delli Calici, me moshë 43 vjeç.
10- Z. Carmine Di Benedetto, me moshë 60 vjeç.
11- Z. Antonio Casamassima.
Gjatë kontrolleve iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Armë të gjata zjarri (krahu) automatike.
2- Municion luftarak (fishekë).
3- Automjete.
4- Etj, …
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments