top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALI | ORGANIZATA E KOMBEVE BASHKUARA PËR USHQIMIN DHE BUJQËSINË (FAO): ÇMIMET E USHQIMEVE U RRITËN ME 1.5% NË SHTATOR PËR SHKAK TË MOTIT DHE NDËRPRERJEVE TREGTARE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
9 hours ago
2 min read

Romë, Itali | “Çmimet botërore të mallrave ushqimore u rritën me 1.5% në shtator nga gushti, të nxitura nga shqetësimet për motin dhe ndërprerjet e transportit”.


Kështu njoftoi Organizata e Kombeve Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), me seli në Romë, duke vënë në dukje se brenda një viti listat e çmimeve janë rritur me 5.8%.


“Çrregullimet në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Zi, të kombinuara me tronditjet klimatike, po ushtrojnë presion mbi energjinë, transportin dhe mallrat thelbësore ushqimore”.


Kështu tha kryeekonomisti i i FAO-s, Maksimo (Maximo) Torero.


“Nëse këto presione vazhdojnë, ato do të ndikojnë shpejt në çmimet e ushqimeve të konsumit, veçanërisht në vendet që varen nga importet e ushqimit dhe energjisë”, - tha ai.


Indeksi i Çmimeve të Drithërave u rrit me 5.1% nga gushti, mesatarisht 17.2% mbi nivelin e shtatorit 2025; ndikimi kryesor ishte në ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Zi.


Çmimet e grurit u rritën me 6.3%, misri me 5.6% dhe orizi me 1.4%.


Vajrat bimorë u rritën me 0.9% nga gushti.


Çmimet e mishit të derrit dhe shpendëve ranë me 1.1%, ndërsa çmimet e qumështit ranë me 0.1%.


Treguesi (indeksi) i Sheqerit u rrit me 6.1% krahasuar me gushtin, i nxitur nga pritjet për një tkurrje të furnizimeve globale të sheqerit në sezonin 2026/27.


Parashikimet botërore të prodhimit të drithërave për vitin 2026 janë ulur me 2.1% krahasuar me vitin 2025, duke përfaqësuar ende korrjen e dytë më të madhe të regjistruar ndonjëherë pas asaj të vitit të kaluar.


Stoqet e drithërave në fund të sezonit 2027 do të mbeten të pandryshuara nga nivelet e hapjes, ndërsa tregtia do të bjerë me 3.5% nga niveli rekord i vitit 2025/26.


Eksportet e grurit dhe misrit ka të ngjarë të bien më shumë se sa pritej për shkak të kufizimeve në rrugët e transportit detar të Detit të Zi dhe mungesës së kapacitetit alternativ të transportit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page