ITALI | PRESIDENTI SERXHO MATARELA (SERGIO MATTARELLA): NË DISA PJESË TË BOTËS ARMËT PO BEKOHEN PËRSËRI; NUK KA MËKAT MË TË MADH SE VRASJA NË EMËR TË ZOTIT.

Asizi (Assisi), Itali | “Sot, konflikte të tmerrshme po përgjakojnë shumë pjesë të botës, dhe në disa vende armët madje po bekohen përsëri dhe ushtritë po vendosen nën simbole fetare.
Françesku na mëson se nuk ka mëkat më të madh se vrasja e njerëzve të tjerë në emër të Zotit.
Nuk do t’i bënim drejtësi shenjtorit të Asizit nëse figura e tij do të kufizohej në atë të një ekologjisti, pacifisti dhe bamirësi ante litteram”.
Kështu tha presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela (Sergio Mattarella), duke folur në Asizi në ceremoninë që shënonte Festën Kombëtare të Shën Françeskut, në tetëqindvjetorin e vdekjes së tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments