top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NJË PLAN ME 19 PIKA? NE NUK DIMË ASGJË PËR TË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | ShBA-ës nuk kanë ndarë me Rusinë asnjë plan të ri prej 19 pikash që sipas raporteve të medias, është zhvilluar midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara”.


Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Dmitry Peskov.


Jo, nuk e dimë për çfarë po flisni”, u përgjigj zëdhënësi në pyetjen e një gazetari, të cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.


Është e pamundur, të komentosh çdo raport mediatik tani. Do ta përshkruaja situatën aktuale si një valë informacioni. Po publikohen shumë deklarata dhe të dhëna kontradiktore”, tha ai.


Ai gjithashtu refuzoi të komentonte mbi raportin e entit mediatik “BBC” se bisedimet midis rusëve dhe amerikanëve u zhvilluan dje në Abu Dhabi, pas takimit midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Gjenevë të dielën.“Nuk kemi asgjë për të raportuar ende”, tha ai, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Po i monitorojmë raportet e medias dhe po i analizojmë ato me kujdes”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page