top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI PO MBAN FUNERALE SHTETËRORE PËR 60 VIKTIMA TË LUFTËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Irani po mban funerale shtetërore këtë mëngjes në Teheran, ku ende nuk ka informacione të sigurta për disa shpërthime të dëgjuara në agim, për rreth 60 veta, përfshirë shkencëtarë bërthamorë dhe komandantë ushtarakë të vrarë në luftën 12-ditore me Izraelin.


Funerali ishte planifikuar të fillonte në orën 8 të mëngjesit, 6 të mëngjesit në Shqipëri, në sheshin Enghelab.


Një procesion mortor do të pasojë në Sheshin Azadi, rreth 11 kilometra përmes metropolit të gjerë.

 

Z. Mohsen Mahmudi (Mahmoudi), kreu i Këshillit Koordinues për Zhvillimin Islamik në Teheran, tha se kjo do të ishte një ditë historike për Iranin Islamik dhe revolucionin.


Midis të vdekurve është:

1- Z. Mohammad Bagheri, gjeneral major në Gardën Revolucionare të Iranit dhe i dyti në komandë i forcave të armatosura pas udhëheqësit iranian.

2- Shkencëtari bërthamor Mohammad Mehdi Tehrançi (Tehranchi), i cili, u vra gjithashtu në sulme.

3- Komandanti i Gardës Revolucionare Hossein Salami, i cili, u vra në ditën e parë të luftës.

3- Të paktën 30 komandantë të tjerë të lartë.


Nga 60 vetat që do të varrosen pas ceremonisë, katër janë fëmijë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page