top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | INTELEKTUALËT DHE ARTISTËT KUBANË PO KRITIKOJNË TRUPROJEN E ISH-PRESIDENTIT RAUL KASTRO (CASTRO) I CILI MORI PËRSIPËR TË TAKOHEJ ME PRESIDENTIN AMERIKAN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 10
2 min read

Havanë, Kubë | Intelektualë dhe artistë të afërt me kastroizmin që sundon Kubën kanë përdorur mediat shoqërore virtuale për të vënë në pikëpyetje deklaratat e bëra për entin mediatik “USA Today” nga nipi i ish-presidentit Raul Kastro (Castro), i quajtur Raul Guillermo Rodriguez Kastro (Castro), i cili ofroi të ndërmjetësonte me Shtëpinë e Bardhë dhe nuk e përjashtoi mundësinë e të folurit drejtpërdrejt me Donald Trump për të negociuar të ardhmen e Kubës.


Në intervistën e botuar së fundmi, ai e përshkroi veten si ndërmjetësi më i mirë i Kubës me Uashingtonin, por pa sakrifikuar parimet e Revolucionit.


Në reagimet e tyre, figura të tilla si gazetarja Ana Teresa Badia, historiani Ernesto Limia dhe këngëtari Israel Rojas vunë në dyshim se kush i kishte dhënë atij, kreut të sigurisë së gjyshit të tij, autoritetin për të folur në emër të popullit kuban.


“A mund të konfirmojë ndonjë burim zyrtar në Kubë pretendimet e shtypit ndërkombëtar në lidhje me veprimet e Raul Guillermo-s? A janë kontaktet dhe takimet të vërteta apo të rreme?” - pyetën ata.


“A ka ndonjë luftë për pushtet të dukshme në disa botime dhe komente? A ka unitet apo përçarje në politikën kubane, një diskurs koherent apo një narrativë përçarjeje?” - pyetën disa të tjerë.


Deklaratat e tij erdhën menjëherë pas njoftimit të një pakete të madhe reformash ekonomike të nisur nga qeveria kubane, e cila, në planin afatgjatë, mund të ndryshojë krizën aktuale me të cilën përballet Kuba.


Në intervistën me entin mediatik “USA Today”, ai theksoi gjithashtu se, ndërsa ai kurrë nuk ka qenë i interesuar në politikë, nëse në ndonjë moment Revolucioni do të ketë nevojë që unë të ndërmarr hapa, unë do ta bëj.


“Më dhemb që shumë njerëz nuk mund të jetojnë si unë. Më shqetëson të shoh vështirësitë me të cilat përballen. Dhe unë punoj çdo ditë për ta ndryshuar këtë situatë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page