IRAN | KRYENEGOCIATORI I IRANIT DHE KRYETARI I PARLAMENTIT MOHAMMAD GHALIBAF: NËSE SHBA-ës TËRHIQEN NGA MEMORANDUMI NE JEMI GATI TË MBROHEMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 10
- 1 min read
Teheran, Iran | “Kryenegociatori i Iranit dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Ghalibaf, tha se konflikti me Shtetet e Bashkuara nuk do të përfundojë kurrë me dorëzimin e Teheranit, duke shtuar se Irani është gati të mbrohet nëse amerikanët tërhiqen nga memorandumi i mirëkuptimit”.
Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
“Nëse amerikanët do ta tradhtonin marrëveshjen në çdo kohë, ne jemi të gatshëm të mbrohemi në shkallë të gjerë dhe do të qëndrojmë të vendosur, duke mbrojtur të drejtat e popullit iranian”, tha kryenegociatori i Iranit dhe kryetari i parlamentit, Mohammad Ghalibaf.
“Përfundimi i luftës është një përparësi për vendet e botës, por të gjithë duhet ta dinë se ky konflikt nuk do të përfundojë kurrë me dorëzimin e Iranit. Kombet myslimane duhet të ngrihen dhe të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments