top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRANI SYNON TË ZHVENDOSË ARSENALIN DHE PRODHIMIN E RAKETAVE BALISTIKE POR EDHE TË DRONËVE NË ZONAT NËN KONTROLLIN E HUTHIVE NË JEMEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | “Irani po zhvendos pjesë të industrisë së tij ushtarake, përfshirë prodhimin e raketave balistike dhe dronëve, në zonat e kontrolluara nga Huthitë në Saada, Hajjah dhe periferi të Sana'a-s”, tha z. Moammar al-Eriani, ministër i informacionit i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, duke i kërkuar botës ta marrë seriozisht kërcënimin.


Ky lajm u raportua nga enti mediatik “Iran International”.


Ministri Eriani paralajmëroi se aktivitetet e Iranit mund ta shndërrojnë Jemenin në një pikë nisjeje për programet e armëve të ndaluara, duke rrezikuar stabilitetin rajonal dhe duke bllokuar shanset për një zgjidhje politike në vendin e shkatërruar nga lufta.


Indiferenca ndërkombëtare ndaj këtyre masave do të jetë e kushtueshme për rajonin dhe botën, dhe do t'i japë Iranit mundësinë për të konsoliduar një realitet të rrezikshëm, duke e shndërruar Jemenin në një laborator për zhvillimin e programeve të tij të ndaluara, një bazë raketash me vizion për Gardën Revolucionare Iraniane dhe një platformë për nisjen e kërcënimeve ndaj sigurisë rajonale”, shkroi ministri në rrjetin social virtual Iks (X).


Ky kërcënim në rritje jo vetëm që prek vendet fqinje, por gjithashtu përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për ekonominë globale, zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e energjisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page