UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ZBATONI VENDIMET E MARRA NË ANKARA PËR RAKETET “PATRIOT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi se pati takim të mirë në Kiev me senatorin amerikan Lindsei (Lindsey) Graham.
“Kjo është tashmë vizita e tij e dhjetë në vendin tonë dhe ne e vlerësojmë këtë mbështetje.
I jam mirënjohës Lindsei-t për njohjen e luftëtarëve tanë. Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës, aq më të mëdha janë shanset që diplomacia të ketë sukses në fund të fundit”, tha ai.
“Në këtë kohë, është e rëndësishme që presioni ynë i sanksioneve afatgjata ndaj Rusisë të forcohet përmes hapave të rinj të sanksioneve nga partnerët tanë. Lindsey më informoi mbi punën e vazhdueshme në Kongres mbi projektligjin përkatës.
Ne diskutuam gjithashtu nevojat tona urgjente të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur popullin tonë.
Gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, unë dhe Presidenti Trump arritëm marrëveshje politike për autorizimin e prodhimit të Patriotëve në Ukrainë. Tani është thelbësore ta zbatojmë këtë në nivel ekipi”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments