MINISTRI I JASHTËM IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): SULMET NA SHKAKTUAN DËME TË KONSIDERUESHME; PO PUNOJMË PËR KËRKESËN PËR DËMSHPËRBLIM FINANCIAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), e quajti të martën dëmin në objektet bërthamore të vendit të tij të shkaktuar nga lufta 12-ditore me Izraelin të konsiderueshëm, duke shtuar se Teherani kishte filluar të vlerësonte ndikimin e konfliktit.
“Ekspertët nga Organizata (iraniane) e Energjisë Atomike po kryejnë aktualisht një vlerësim të detajuar të dëmit”, tha ai për televizionin shtetëror, duke shtuar se diskutimi mbi kërkesën për kompensim është tani në krye të axhendës së qeverisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント