FSHATI MËZEZ; TIRANË | ARLIND KAMBERI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 10
- 1 min read

Fshati Mëzez, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arlind Kamberi, me moshë 38 vjeç.
Njoftim | Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments