top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I PENDUARI I DREJTËSISË SË POSAÇME PENALE ERJON ALIBEJ THA NË GJYKATËN E POSAÇME SE PAT FINANCUAR VRASJEN E DORJAN SHKOZËS DHE SE KISHTE MARRË PJESË NË KATËR SULME ME ARMË ZJARRI | DEKLARATA E PLOTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 16
  • 2 min read
Z. Erjon Alibej
Z. Erjon Alibej

Tiranë, Shqipëri | Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës.


Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhisë.


Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazit dhe Regis Runajt.


Dhe në vrasjen e Bujar Çelës.


Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011.


Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013.


Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë.


Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën.


Nga komunikimi që unë kisha me Nuredninin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi.


E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi.


Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korrespondonin të dhënat.


Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën.


Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kanë qenë dy makina.


Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete.


Për vrasjen e Anxhelo Avdisë e mora vesh përmes televizorit mos gaboj.


Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë.


Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës.


Enkro Çatin (Enchro Chat) e kam përdorur që kur është hedhur në treg.


Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin.


Për vrasjen e Dorian Shkozës, unë i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro.


Mbas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia i dhashë pjesën tjetër.


I ofrova 100 mijë euro në total për vrasjen e Dorjan Shkozës.


I kam shpjeguar Nuredinit që mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML e zezë.


Për vrasjen e Regis Runaj, është marrë Xhuljano Hoxha, nuk jam marrë unë me armët.


Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilën kam dhënë deklarime më parë.


Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka pasur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë.


Ka pasur raste kur kam pas edhe armë gjendje.


Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë.


Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi.


I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët”, deklaroi i penduari i Drejtësisë së Posaçme Penale Erjon Alibej, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page