top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DËSHMIA E BASHKËPUNËTORIT TË AUTORITETEVE TË POSAÇME TË DREJTËSISË PENALE ERION ALIBEJ DHËNË NË GJKKO MË 17.06.2025

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17
  • 3 min read
ree

Tiranë, Shqipë | Bashkëpunëtori i autoriteteve të Posaçme të Drejtësisë Penale, Erion Alibej deklaroi sot më 17.06.2025 gjatë dhënies së së dëshmisë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) si më poshtë vijon:

1- Prokuroria: Na sqaro si financoheshe dhe si i siguroje paratë?


Dëshmitari Alibej. 👇👇👇


Episodi Nr. 1 | Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi.


Me trafikim drogë normalisht, por s’kemi qenë përzierë kurrë me vrasje.


Kemi pas njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën.


Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nis një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty.


Për episodet e vrasjes kam komunikuar në aplikacionin Sky Ecc.


Ne kemi qenë biznesmenë, merreshim me punë të paligjshme kokainë, drogë. Patëm një biznes me Dritan Gjikën.


Ai erdhi na takoi, me Endritin dhe shtetasin turk dhe kishin nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë në Ekuador me destinacion Turqinë.


Nga Prokuroria e Elbasanit apo Policia, janë të korruptuar kam fakte. Kishte dy javë që ishte nisur ngarkesa.


Vranë dy njerëzit kryesorë të kësaj ngarkesë, Endritin dhe mikun e tij, turkun, që kishin rol kryesor të nxjerrjes së drogës nga porti.


Endriti fliste me njerëzit pa të keq. Anija mbërriti në portin e Mersinit.


Përveç se më vranë 2 njerëz të rëndësishëm, më goditën shumë keq ekonomikisht. Deri për bukën e gojës.


Suel Çela ka pasur interes me nxjerrë Endritin jashtë loje.


Episodi Nr. 2 | Çunat e Fushë Krujës nuk i kisha parë asnjë herë. Vetem kur u vra Kapllani, ne e kemi marrë vesh të parët.

 

Klevis Kapllani punonte si shofer me rrogë mujore i Nuredinit, që ai të mos përdorte taksi.

 

Ishte një Audi A6, model i vjetër.

 

Çunat e Fushë Krujës e kanë gjetur të ekzekutuar. Si fytyra, çunat e Fushë Krujës nuk i kam parë.

 

Në Sky kisha kontakte me ta. Biseda të shkurtra. I kam pyetur ndonjëherë për Nuredinin.


Episodi Nr. 3 | Pas vrasjes së Kapllanit, komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte një shënjestër e thjeshtë.


Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen, çunat e Fushë-Krujës sollën një makinë “E-Class” për punë, për ekzekutim.


Në fillim, makina qëndroi pranë një lokali te kryqëzimi i Cërrikut.


Ndërkohë, çunat e Fushë-Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.


Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua Bujari, kishim informacion prej kohësh.


Pasi u caktua mëngjesi për ekzekutimin te kafja, fillimisht e pritëm afër shtëpisë. Një komshi i një banese aty pranë pa çunat me maska dhe për këtë arsye u larguan.


Te kafja, fillimisht qëlluan çunat e Fushë-Krujës, më pas qëlloi edhe Nuredini.


Pasi ndodhi ngjarja, Nuredini më njoftoi: “Mbaroi Bujari”.


Makina “Renault” u dogj rreth 8 kilometra më larg, ndërsa çunat e Fushë-Krujës u kthyen në Fushë-Krujë.


Ndërkohë, unë kisha radio policie në dispozicion.


Më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha që po shkonin në vendngjarje, sepse ishte vrarë vëllai i Talos.


Kam dërguar 60 ose 70 mijë euro te një karburant në Vorë. Nuk mbaj mend nëse i morën çunat e Fushë-Krujës apo Nuredini.


Të nesërmen, pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie.


E dija që po vinin për arrestimin tim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar formularët dhe që nga ajo ditë jam këtu.


Episodi Nr. 4 | Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist.

 

Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës.

 

E dija ku e kishte shtëpinë.

Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.

 

Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka.

 

Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.

 

Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.

 

Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt.

 

U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page