top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HIDROBIOLOGËT NË JAPONI U PËRBALLËN ME NJË FENOMEN TË ÇUDITSHËM: DELFINI I QUAJTUR SUZU U PËRPOQ TË PËRDHUNONTE NOTARËT: GJER MË TASH KA KRYER 48 SULME SEKSUALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25, 2024
  • 3 min read
ree

Tokio, Japoni | Hidrobiologët në Japoni janë përballur me një fenomen të çuditshëm (për të mos thënë më shumë së të tillë) teksa delfini i quajtur Suzu u përpoq të...përdhunonte notarët!

 

Incidentet (nga të cilat janë me dhjetëra) ndodhin në Japoninë qendrore, me zhytës dhe notarë të kafshuar, shtyrë dhe ngacmuar seksualisht nga krijesa që dëshiron të luajë dhe të bëjë dashuri!

 

Plazhet po paralajmërojnë dëshpërimisht pushuesit për delfinin që shfaqet nga hiçi dhe përndjek viktimat e tij teksa notojnë.

 

Suzu ka shkaktuar lëndime të ndryshme nga përpjekjet për të detyruar kontaktin e ngushtë me njerëzit.

 

Vetëm javën e kaluar, delfini ishte përgjegjës për dy sulme që rezultuan në humbjen e gishtit të një burri.

 

Shenjat janë vendosur përgjatë bregdetit që paralajmërojnë turistët të dalin nga uji nëse shohin një delfin - ose më konkretisht, delfinin Suzu, në prefekturën Fukui, në verilindje të Kiotos.

 

Ndërkohë, mjetet lundruese (jet ski) patrullojnë plazhet e mbushura me njerëz në kërkim të krijesës së çmendur.

 

Pajisjet zanore që lëshojnë një tingull të pakëndshëm nënujor madje janë gjetur dhe përdorur nëse i afrohen vijës bregdetare.

 

Veprimi i Suzu ka shkaktuar shqetësim tek ekspertët pasi një vit më parë ajo kreu 21 sulme në vitin 2022, 9 vitin e kaluar dhe 18 këtë verë.

 

Z. Jasujuki (Yasuyuki) Nakase, me moshë 62 vjeç, një instruktor zhytjeje që ka rënë viktimë e sjelljes së Suzu-it shumë herë, tha për entin mediatik Kohërat (Times): “Kur ajo u përpoq të kafshonte, unë mbaja krahët drejt në mënyrë që ajo të mos mund të kapte. Më ndiqte duke më hapur e mbyllur gojën në fytyrë. Ishte e frikshme”, tha ai.

 

Për shkak të gjendjes natyrore të zgjimit të Suzu-it, është e qartë për biologët se kjo është sjellje tipike e çiftëzimit të delfinëve.

 

Kjo i bën biologët të pyesin se çfarë mund të ketë shkaktuar një sjellje të tillë irracionale nga Suzu-i.

 

Një arsye dëshpëruese mund të jetë se krijesa është e vetmuar. Delfinët priren të notojnë në grupe, ndërsa Suzu-i është krejt vetëm.

 

Por kjo nuk e largon frikën absolute që u imponon pushuesve.

 

Z. Jasujuki (Yasuyuki) vazhdoi: “Nëse ai vinte me forcë, ai mund të të thyente krahun. Zhytësit ndonjëherë shohin delfinët, natyrisht, dhe zakonisht mbajnë distancën e tyre. Ky është krejtësisht ndryshe”.

 

Një arsye tjetër për sulmet e rastësishme të Suzu-it mund të jetë ekspozimi i tepërt ndaj njerëzve”, thotë citologu profesor Tadamiçi (Tadamichi) Morisaka.

 

Zhytësit kanë notuar shpesh me Suzu-in dhe tani ajo kërkon kohë të luajë me njerëzit.

 

Edhe pse Suzu-i duket e eksituar seksualisht, kjo nuk do të thotë gjithmonë se ajo po përpiqet të çiftëzohet, por thjesht mund të tregojë se dëshiron të luajë.

 

Citologu shpjegoi për entin mediatik Kohërat (Times): “Njerëzit e preknin delfinin dhe e përqafuan. Ai gradualisht u mësua me to dhe tani po u afrohet njerëzve. Delfinët thumbojnë njëri-tjetrin si pjesë e lojës, por kur ua bëjnë këtë njerëzve, bëhet problem”.

 

Për shkak të listës së gjerë të sulmeve të Suzu-it, nëse ajo do të ishte një peshkaqen, ka shumë të ngjarë që ajo të ishte vrarë deri tani.

 

Por vrasja e delfinëve është e ndaluar me urdhëresë komunale në prefekturën Fukui - ku vegjeton Suzu-i.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page